“Jeta është treguar mizore me mua” – shprehet Rodrygo pas lëndimit të rëndë

“Jeta është treguar mizore me mua” – shprehet Rodrygo pas lëndimit të rëndë

“Është një nga ditët më të këqija të jetës sime… sa shumë i jam frikësuar gjithmonë këtij lëndimi, kështu që mbase jeta është treguar paksa mizore me mua kohët e fundit”, u shpreh Rodrygo në letrën e tij publike pas konfirmimit të këputjes së ligamentit ACL.

Sulmuesi i Real Madridit shtoi me modesti: “Nuk e di nëse e meritoj këtë tani, por për çfarë mund të ankohem vërtet? Sa shumë gjëra të mrekullueshme kam jetuar tashmë… gjëra që gjithashtu nuk i meritoja”.

Duke konfirmuar humbjen e pjesës së mbetur të sezonit dhe ëndrrës së tij të madhe, ai shkroi: “Jam jashtë për pjesën tjetër të sezonit me klubin tim, jashtë Botërorit me shtetin tim, një ëndërr që të gjithë e dinë se sa shumë do të thotë për mua”.

Megjithatë, braziliani premtoi rikthim: “Kjo është një periudhë shumë e vështirë, por premtoj se nuk do të ndalem këtu, me siguri. Besoj se kam ende shumë gjëra të pabesueshme për të jetuar… është vetëm një pauzë e shkurtër. Zoti vazhdon të jetë në kontroll të çdo gjëje”.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë